Trupi i një fëmije 15 muajsh kurd, i cili humbi jetën së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij vitin e kaluar është gjetur në Norvegji. Policia norvegjeze ka thënë se trupi i të voglit është gjetur në bregdetin e vendit, ndërsa ai dhe familja e tij u zhdukën në Kanalin Anglez, tetorin e vitit të kaluar, duke tregua edhe njëherë mjerim dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen emigrantët.
Artin, 15 muajsh vdiq së bashku me katër anëtarë të familjes kur anija me të cilën po udhëtonin për në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca u fundos në Kanal në 27 Tetor. Në bordin e saj gjendej Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35 vjeç, Anita, nëntë vjeç dhe Armin, gjashtë vjeç. Familja ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, afër kufirit me Irakun.
Pesëmbëdhjetë emigrantë të tjerë u dërguan në spital dhe më vonë u hap edhe një hetim mbi fundosjen në Dunkirk nga prokurori publik francez.
Të afërmit e familjes kanë folur për pikëllimin e tyre ndërsa prisnin të dëgjonin se çfarë kishte ndodhur me Artin.
Mijëra refugjatë iraniano-kurdë vënë jetën e familjeve të tyre në duart e kontrabandistëve dhe synojnë të kalojnë në Evropë çdo vit. Rajoni kurd në Iran është përballur me përndjekje politike dhe pabarazi të mëdha ekonomike.
Në rajonin malor që shtrihet në kufijtë e Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Armenisë jetojnë 25 deri në 35 milion Kurdë. Ata përbëjnë grupin e katërt më të madh etnik në Lindjen e Mesme, por kurrë nuk kanë arritur të krijojnë një shtet komb të përhershëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Irani dënon me vdekje reperin e njohur, zbulohet arsyeja
20 Janar, 09:12
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18