Lezhë, mbytet një 50-vjeçar në ujërat e lumit Drin (VIDEO)

Një 50 vjeçar është gjetur i mbytur këtë të hënë në lumin Drin në afërsi të fshatit Ishull, të Lezhës.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se viktima është një një peshkatar i quajtur Agim Zeqaj i moshës 50-vjeç.

Sipas policisë dyshimet praprake rreth shkaqeve të ngjarjes janë se 50 vjeç ka qenë duke peshkuar në momentin që  ka ndodhur ngjarja e rëndë , ku peshkatari është mbytur. Trupi i viktimes ndodhet akoma nën ujë, ndërsa priten polumbaret qe te behet e mundur nxjerrja e trupit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor