FIER - Një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot. Arrestimi u krye pas një hetimi 4 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Ndaj mjekut Gëzim Taullaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Për shpërdorim detyre akuzohet se gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
Policia i ka gjetur në banesë 66-vjeçarit edhe një shumë prej rreth 60 mijë eurosh. Paratë ishin të valutave të ndryshme, 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar "Imazheria".
I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.
Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar "Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.
Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Mjeku Gezim Taullaj
Komente








Kete muaj Gjykata Kushtetuese hoqi barrierat qe bllokonin nje mjek shteti te punoje dhe ne spitalet private,gjithashtu e beri heqjen e licenses te tyre ne rast shkeljeje me te komplikuar.Cfare opinioni do te kishte gjykata per nje mjek si ky, qe merrte tre paga ne te njejten kohe,dy nga spitalet private e nje qyl nga spitali shteteror ku supozohej te ishte duke punuar edhe pse nuk ishte prezent plus bakshishin nen dore,per te cilin u arrestua? Cfare opinioni do te kishte gjykata per licensen e ketij rasti dhe pyetja e fundit:A eshte ky i vetmi qe duhet te arrestohet,po supervajzeri,drejtori i spitalit publik qe i jepnin rrogen,nuk kishin dijeni se ku livadhiste ky ne orar te punes? Doktoret e sotem nuk jane si te dikurshmit qe ndiqnin pacientet ne fund te botes,sot ketyre duhet t'u shkosh ne zyre.E pra a nuk duhet te merren ne pergjegjesi penale dhe eproret e tij per neglizhence?
PërgjigjuImagjino sa leke kane hedhur mjeket per kete vendim te GJK. Qeveriatret, gjyqtaret dhe te tjeret we po e rrjepin kete vend vizitat mjekesore i bejne jashte shtetit.
Cudi qe se kuptojnë shqiptaret ,,mjeket jan shtresa me ulet shoqërore.. njerez te rëndomtë dhe te peshtire..sugjeroj te gjith pacientet te shkojn ne spitalin e Janinës eshte pa lek cdo gje ..vdekje doktorrave..
PërgjigjuUN PER MJEKET DHE DREJTESIM KAM ANTI PATI PER PUNEN POR PER GEZ ESHT NDRYSHE. POPATI GABUAR NE LITAR JO PER LEKET.JO ME BURG SE NE DO TA USHQJM FLML
PërgjigjuQelbësira...shyqyr më në fund i erdhi dita të arrestohet. Bravooo qytetari që denoncoi, prokuroria e policia. Vemje si ky s'duhet të jenë pjesë e sistemit shëndetsor. Të kalbet në burg për gjithë lekët që u merrte të vobektëve kur ishin keq.
PërgjigjuKudo jane keta rrobqira Mjek, ne Vlore jane me tmerr akoma ,nuk duan pacientet ne shtet I duan te gjithe ne klinika private qe ti grabisin leket. Mos u ngopshit dhe ilace i befshit per cete dhe te ata qe ju dhemb me shume!
Përgjigju