Një punonjëse e Drejtorisë së shëndetit publik në Durrës ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Bëhet fjalë për një laborante e cila merr tampona e që ka shfaqur simptoma me ethe të lehta. Asaj i është marrë tamponi dhe pasi është analizuar ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë sot në mëngjes janë dezinfektuar mjediset e punës të Drejtorisë. Punonjësve të kontaktit me laboranten do t'u merren tamponat.


Lajmi kryesor:

51 viktima/ Në 24 orë humbin jetën dy pacientë me COVID, 77 raste të reja! MSH: 6% e mjekëve kanë kaluar koronavirusin