TIRANË- Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit.
Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve. Ndërkohë, në total janë kryer 3380 teste serologjike në personel shëndetësor, ku 6% e tyre kanë rezultuar pozitiv! Që do të thotë se 6% e personelit mjekësor e ka kaluar koronavirusin.
"Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%", njofton Ministria.
Ndërkohë, situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar, teksa ka pasur një rritje të numrit të të shëruarve. "Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT", njofton Ministria.
Apeli i ministrisë së Shëndetësisë kësaj herë i është drejtuar sipërmarrjeve turistike, nisur nga fakti se ka nisur sezoni turistik.
"Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër. Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese. Të tregohet kujdes në përdorimin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës. Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore", bën apel ministria.
COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)|
Testime totale 25563
Raste pozitive 2269
Raste të shëruara 1298
Raste Aktive 920
Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 375
Durrës 174
Shkodër 154
Vlorë 84
Fier 44
Lezhë 27
Korçë 25
Kukës 13
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5
Konfirmohen pozitivë me COVID-19 një mjek dhe 2 infermierë pjesë e stafit në spitalin rajonal të Korçës. Sipas burimeve, dyshohet se ata janë infektuar me këtë virus nga e moshuara 82-vjeçare e cila qëndroi e shtruar për 10 ditë në këtë spital, ku mjeku dhe infermierët kanë shërbyer.
Rastet e regjistruara sot në Korçë janë familjare të të moshuarës së konfirmuar dy ditë më parë që erdhi nga jashtë shtetit, ndërkohë që njeri prej tyre është punonjës i drejtorisë së urbanistikës në këtë bashki. Në këto kushte është karantinuar i gjithë stafi i kësaj drejtorie.
Report Tv mëson se pas vdekjes së 34 vjeçares nga Qukësi i Librazhdit me COVID-19, mbasi ju bë tamponi gjithë familjareve ka rezultuar pozitiv vetëm i ati. Ndërkohë do ju bëhet tamponi edhe personave që kanë qenë në varrimin e saj.
Sot janë regjistruar 2 raste të reja me COVID në Fier dhe një në Roskovec, zinxhir infeksioni. I riu i ardhur nga Anglia pak ditë më parë, rezulton se ka infektuar edhe nënën me vëllanë dhe një kushëri 17-vjeç nga Roskoveci që e kishte takuar.
Një punonjëse e Drejtorisë së shëndetit publik në Durrës ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Bëhet fjalë për një laborante e cila merr tampona e që ka shfaqur simptoma me ethe të lehta. Asaj i është marrë tamponi dhe pasi është analizuar ka rezultuar pozitive.
Ndërkohë sot në mëngjes janë dezinfektuar mjediset e punës të Drejtorisë. Punonjësve të kontaktit me laboranten do t'u merren tamponat.
Europa eshte ne vizen e mbarimit, ne tani filluan me covidin ne shqiperi. Bravo gjithmone mbrapa jemi. Populli I pa afte. Per ata qe thon qe koronavirusi nuk ekziston, atehere kur do mbushim spitalet do ta kuptoni
PërgjigjuPo paska qen profesioniste... Perfekt...
Përgjigju