Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur sot (6 mars) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është pyetur lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mësohet se Mete është marrë në pyetje për rreth 30 minuta për periudhën kur mbante postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut është shpallur në kërkim ndërkombëtar  nën akuzat për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore në 6 raste dhe pastrim parash.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Mete është pyetur konkretisht për rolin dhe ndikimin që mund të ketë pasur Arben Ahmetaj në përcaktimin e fituesve për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Një ditë më parë (5 mars) u paraqit në SPAK, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili u mor në pyetje më shumë se 2 orë për marrëdhënien që ka patur me bosin e inceneratorëve Klodian Zoto. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se Mirel Mërtiri me Klodian Zoton, falë ndërhyrjes së Arben Ahmetaj, arritën të përfitojnë një tender për matësat e ujit me vlerë 3.3 milionë euro në 11 shkurt të vitit 2013 në Korçë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolaudimi: 06/03/2024 21:09

    Spak të lutem verifiko pak BROKER q bëri monopol kompanitë e sigurimit duke përvetësuar 5% ky plerë hajdut i pa ftyrë . Ju lutem verifikoni pak STARBROKER.AL Turp që ky gjobë venës t mos vihet pas hekurave. Hajdut i pa skrupullt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku