FUSHE KRUJE-Policia ka shpëtuar një person që mbahej peng prej katër ditësh për shkak të një borxhi prej katër mijë eurosh. Ai është Behar Zemzadja, ndërsa u mor peng nga dy të rinj Edison Mjekra dhe shoku i tij.
Report Tv mëson se Behar Zemzadja që u rrëmbye dhe u mbajt për katër ditë peng në Fushë Krujë është nga Divjaka, ndërsa i kishte katër mijë euro borxh 24 vjeçarit.
Pas denoncimit nga familja për zhdukjen, policia ra në gjurmët e autorëve duke arritur që të arrestojë njërin prej tyre, ndërsa shpëtoi lushnjarin. Ndërkohë që Edison Mjekra 24 vjeç banues në Nikel u arrestua, shoku i tij me inicialet B. XH. u shpall në kërkim.
Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit".
Me hedh nje bombe ne Nikel e me shpetu nga gjithe mbeturinat!
Përgjigju