U mor si shaka, por shifrat i japin të drejtë Interit, ja pse mund ta blejë Messi-n

U mor si shaka, por shifrat i japin të drejtë Interit, ja pse mund ta blejë Messi-n

Pak ditë më parë një deklaratë e Masimo Moratti-t, ish-presidentit të Inter, bëri shumë përshtypje në Itali dhe jo vetëm. I pyetur nëse Interi mund të mbesë pa Lautaro-n, të cilin e kërkon Barcelona ish-president kaloi në kundërsulm duke deklaruar se zikaltërit mund të blejnë Messi-n.

Në fillim shumë e morën për të qeshur, duke parë ecurinë e 10 viteve të fundit të klubit. Por duket se tashmë zikaltërit jo vetëm që kanë fituar stabilitet ekonomik, por edhe kanë mundësinë për të shpenzuar për ‘yje’ botëror.

Sipas raportimit të mediave italiane, në fakt, Mesi (që në fund të sezonit mund të lirohet me kosto zero falë një klauzolë të pranishme në kontratën e tij) përfiton rreth 60 milionë euro bruto. Ndërsa në Itali, për t’i garantuar lojtarit 30 milionët neto, Interi do duhet të paguante 45 milionë bruto. Një shifër normalisht jo e vogël, por brenda mundësive të zikaltërve.

Edhe pse, duke llogaritur shpenzimet për pagat e sezonit 2018-’19 (192 milionë, edhe pse 200 milionët pritet të kalohen lehtësisht pas afrimeve të Kontes, Lukakut dhe Godinit) dhe arkëtimet (417 milionë), Interi është shumë poshtë 70%, kufirit limit të pagave në raport me xhiron të përcaktuar nga UEFA për rregulalt e “Fair Play Financiar”.

Me ardhjne e Lionel Messi-t pagat vjetore të Interit mund të shkojnë deri në 250-260 mln euro, një shifër sërish brenda limiteve. Një tjetër detaj është se Interi mund të shpenzjë më shumë se 417 mln eurot e të ardhurave pasi edhe sponsorët rezervojnë për zikaltërit 120 mln euro.

E sigurtë është se Moratti jo më kot ka folur, ndërsa për blerjen e Messi-t ndoshta gjithçka do të mbesë një spekulim, kësaj kurrsesi nuk i dihet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit (VIDEO)

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit (VIDEO)