Në fshatin Krushë e Madhe u mbajt një tubim në të cilin u përkujtuan 241 shqiptarët e vrarë nga forcat serbe më 25 dhe 26 mars 1999.
Me këtë rast presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka siguruar krushjanët se krimet e kryera këtu do të gjykohen dhe kriminelët do të marrin dënimin e merituar. Tubim përkujtimor është mbajtur edhe në Krushë të Vogël ku janë përkujtaur 113 të vrarët, 86 prej të cilëve ende konsiderohen të pagjetur.

Familjarët e tyre kërkuan angazhim maksimal të institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, gjë të cilën ua premtoi presidentja Jahjaga. 
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu bashkua thirrjes së familjarëve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të Krushës, duke përfshirë edhe Ukshin Hotin.
 
/rg/shqiptarja.com/