Aktorja dhe prezantuesja e njohur është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Sidney. Bëhet fjalë për 45-veçaren Annalise Braakensiek, e cila u bë e famshme që prej moshës 16-vjeçare, duke u paraqitur në kopertinat e revistave.
Aktorja australiane raportohet se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj pas divorcit nga bashkëshorti në vitin 2018. “The Guardian” shkruan se ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes së modeles nuk është kryer ende.
Annalise ka marrë gjithashtu pjesë edhe në tv-shoë të famshëm e ndërsa vitet e fundit u përfshi në punë vullnetare në organizata për parandalimin e vetëvrasjeve.