U nda nga e dashura, futbollisti i kombëtares franceze tenton t'i japë fund jetës! E shpëton policia

U nda nga e dashura, futbollisti i kombëtares franceze tenton t'i japë fund jetës! E shpëton policia

Alexis Beka Beka

FRANCË - Futbollisti i Nice në Francë, 22-vjeçari Alexis Beka Beka tentoi të hidhej nga lartësia e një ure në qytetin e Nicës mesditën e së premtes, duke u bindur pas shumë orësh nga policia që të zbriste. Futbollisti që bën pjesë edhe te moshat U-21 të Francës u ngjit mbi urën "Magnan", e lartë 100 metër dhe kërcënoi me vetëvrasje, teksa diçka e tillë erdhi pas ndarjes nga e dashura.

Sipas Actu Foot, shkak i tentativës për vetëvrasje është bërë ndarja e Beka Bekës nga vajza me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë që urgjenca, policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje. Ekspertët negociuan dhe pas disa orësh bindën lojtarin që të zbriste nga lartësia e urës dhe të mos merrte aktin ekstrem. Rreth orës 14:30 mediet në Francë raportuan se ai tanimë u bind të largohej nga ura dhe gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike.

Edhe klubi i tij, Nice, dërgoi në vendngjarje një psikolog për të bindur lojtarin. Shokët e futbollistit francez kontaktuan me ish-të dashurën e tij, për të folur me të. Futbollisti ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Siç raportojnë mediet franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.

Mesfushori i lindur në vitin 2001, Beka Beka ka nënshkruar kontratë me Nice në qershor të vitit 2022, klub i cili pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij. I lindur në Paris, 22-vjeçari luajti 14 ndeshje sezonin e kaluar (ende zero paraqitje këtë sezon). Karriera e tij përfshin gjithashtu një përvojë në Rusi me Lokomotivën e Moskës dhe te Caen, klubi ku ai u rrit. Duke qenë prej vitesh pjesë e kombëtares franceze, mesfushori mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

Ura në Nice ku Beka Beka kërcënoi me vetëvrasje

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Merr fund 'aventura', policia franceze shpëton futbollistin e Nice që tentoi vetëvrasjen


14:30 - Alexis Beka Beka, futbollisti i Nice që tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin e Nice në Francë është bindur nga policia dhe specialistët që të zbresë dhe të mos kryejë aktin ekstrem.

Futbollisti ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit. Siç raportojnë mediet franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë