Kjo zjarrëvënie nga hetimet e policisë rezulton se është shkaktuar nga 23-vjeçarja Desara Mancellari në mënyrë të qëllimshme si shenjë hakmarrje nga ndarja e një jave më parë me Filipin.
Në dëshminë e saj para uniformave blu mësohet se e reja ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se qëllim kishte djegien e makinës së Filipit dhe jo prindërve të saj.
Zbulimi i Desarës është bërë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pallatin ku banon ish i dashuri i saj Filipi Papajani.
Ndërkohë pamjet që shihni i përkasin automjeteve të shkrumbuara nga zjarri dhe për këtë pasojë policia thotë se ka vënë nën akuzë për shkatërrim të pronës me zjarr 23 vjeçaren.

(Momentet kur automjetet ishin në flakë) Foto të tjera
Mësohet se Desara vajza që shihni në foto është ndarë pak kohë më parë nga Filipi dhe irritimi për këtë ndarje e ka shtyrë atë të kryej zjarrvënien. Gjatë deklarimeve në polici, ajo është shprehur se shkak për ndarjen është bërë konflikti me familjarët e ish-të dashurit.

(Desara Mancellari, autorja e dyshuar për zjarrvënie) Foto të tjera
Report Tv ka kontaktuar me familjen Papajani e cila nuk ka pranuar të intervistohet për versionin e saj, ndërsa jashtë kamerave shprehet se shkak për ndarjen nuk ka qenë mos pranimi i të dashurës së djalit por tradhtia e saj dhe ndarjen e kanë vendosur të rinjtë.
Ndër mjetet e djegura janë 2 vetura dhe dy kamionçina, ndërsa ngjarja është shënuar orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si "Kodra e Priftit" në kryeqytet në rrugën "Kokonozi".



(Momentet kur 4 automjetet ishin përfshirë nga flakët)

(Desara Mancellari, autorja e dyshuar për zjarrvënie) Foto të tjera
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 01.04.2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”, ka rënë zjarr ku janë përfshirë katër mjete.
Automjetet tip "Audi", "Volksëagen", "Rulotë" dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit automjeti tip "Audi" dhe mjeti "Rulotë", janë shkatërruar plotësisht.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me ekspertët e MZSH-së .
Nga veprimet e para proçeduriale, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe ka rezultuar se është spërkatur me benzinë fillimisht njëri nga mjetet.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar.
Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases:
- Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases D. M. me djalin e shtetasit V. P.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: “Shkaterrim pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.
