U ndërpre nga shiu, Kroaci-Kosovë
do riluhet sot në orën 14:30

U ndërpre nga shiu, Kroaci-Kosovë<br />do riluhet sot në orën 14:30
UEFA ka marrë vendimin për sfidën Kroaci-Kosovë, e cila u ndërpre ditën e djeshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sfida u ndërpre nga arbitri në minutën e 22 pasi fusha e stadiumit "Maksimir" u mbulua nga uji, ndërsa reshjet e vijonin pa ndërprerje. 

Ndeshja është vendosur të luhet ditën e sotme në orën 14:30.

Ky takim do të rinisë nga minuta e 22, atëherë kur u ndërpre zyrtarisht pas konsultave të arbitrit të takimit me delegatin e UEFA-s dhe përfaqësues të të dy ekipeve. 

Menjëherë pas kësaj ndeshje, ekipi i Kosovës por edhe kroatët do të udhëtojnë pasi të martën dy përfaqësueset kanë ndeshje të rëndësishme ndaj Finlandës në Shkodër dhe ndaj Turqisë në Stamboll.

Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ishte i barabartë 0:0. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon