U ndërtua si Pallat Mbretëror, shërbeu si rezidencë presidenciale, Pallati i Brigadave tashmë do t'i vihet në dispozicion edhe turistëve

U ndërtua si Pallat Mbretëror, shërbeu si rezidencë presidenciale, Pallati i Brigadave tashmë do t'i vihet në dispozicion edhe turistëve

Pallati i Brigadave

TIRANË- Pallati i Brigadave ose ndryshe Vila Mbretërore do të hapë dyert dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjithë vizitorët. Pallati i Brigadave do të mbesë në pronësinë e qeverisë, ndërkohë që Ministria e Kulturës do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, ku parashikohet rritja e stafit teknik, atij të shërbimeve dhe administrativ. Ky staf që do të vendoset në dispozicion do ketë si detyrë organizimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen brenda Pallatit të Brigadave.

Aktualisht Pallati i Brigadave është i hapur për ceremoni të veçanta ose edhe kur kërkohej privatisht nga persona të ndryshëm, por tashmë do jetë i hapur për çdo vizitor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ministria e Kulturës do të kryejë disa rikonstruktime në pjesë të ndryshme të pallatit. Ky model që do të zbatohet te Pallati i Brigadave është projektuar në bazën e disa modeleve menaxhimi në botë si Palazzo Pitti, Firence, Itali; Palazzo Strozzi, Firence, Itali; Versaja, Paris, Francë; Residenz München, Mynih, Gjermani.

Vendosja e Pallatit të Brigadave në dispozicion të turistëve synon mbështetjen e turizmit, jetës publike dhe kulturore, duke u kthyer edhe në një mekanizëm financiar zhvillimi e punësimit.

Historiku i Pallatit të Brigadave

Projekti fillestar u realizua nga arkitekti italian Julio Berte’, dhe ndërtimi zgjati nga viti 1936 deri në vitin 1941. I ndërtuar në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I, Pallati Mbretëror u braktis nga Mbreti ende pa përfunduar. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte të përfunduar. Në vitin 1941, ndërtimi vazhdoi nën kujdesin e arkitektit tjetër italian Gherardio Bosio dhe aty u vendos shtabi qendror i ushtrisë italiane. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Aty përveç se kanë qëndruar dhe qëndrojnë presidentët e vendit dhe stafet e tyre, gjithashtu organizohen mjaft festa dhe ceremoni zyrtare. Në 8 Tetor 2016, në ambientet e Pallatit Presidencial u organizua dasma e Lekes II me znj. Elia Zaharia.   

Vendndodhja

Parku i Pallatit të Brigadave ndodhet përballë kodrës së Varrezave Monumentale të Dëshmorëve të Atdheut, në rrugën kombëtare që të çon drejt Elbasanit. Pallati nuk duket nga rruga kryesore, por është konceptuar të qëndrojë i fshehur pas qiparisave të lartë e jetëgjatë. I vetmi monument që është konceptuar të shihet që në hyrje është “Panteoni”, një strukturë gjysmërrethore, ku ndodhen bustet e disa prej figurave më të shquara të kombit, si Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, dhe Bajram Curri.

Stili arkitekturor

Pallati dallohet për stilin racionalist. Është i veçantë në llojin e tij, jo vetëm në vend, por edhe në krahasim me arkitekturën fashiste, duke përfshirë edhe vetë Italinë. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43. Parku Mbretëror ka një sipërfaqe prej 74 ha. Në zona të ndryshme ka shatërvane, galeri skulpturash, kopshte me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit. Rëndësia e këtij pallati qëndron në faktin se gjithcka aty është ruajtur perfekt nga ndërhyrjet e njerëzve. Madje dhe pemët janë origjianale sic jane mbjellë 80 vite më parë, po kështu dhe bimësia në kopësht. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/12/2021 02:44

    /Pallati presidencial/ eshte emer pa kuptim,perderisa asnje president nuk jeton aty,me mire do te ishte te ruhej emri i pare,por dhe /i brigadave/ nuk eshte keq,duke ditur historine dhe arsyen pse u quajt ashtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!