Ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka humbur nënën. Është vetë ajo që e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.
Kumbaro i ka kushtuar një mesazh njeriut më të shtrenjtë teksa shkruan se e ëma i ka lënë barrën e modelit që vetë ministrja kërkon të arrijë.
"U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik. Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit.
Një grua që dashuroi fort një libohovit dhe të dy bashkë ndërtuan familjen më të bukur në botë, me besimin te fëmijët dhe me bindjen te parimet e jetës. Një gjyshe që nipërit e mbesa e kishin shoqe të ngushtë dhe dashuri të pazëvendësueshme. Ajo është nëna ime! Të cilën e njoha kështu si në këtë foto kur erdha në jetë. Dhe kështu e përcolla sot drejt parajsës se vetëm atë meriton zysh Azbija, mama jonë, e bukura dhe e mençura jonë, e kthjellët si hëna e plotë, e thellë si toka e pjekur, e qetë si deti pas furtunës, elegante si mendimi për Jetën që e respektoi deri në çastin e fundit kur iku në paqe dhe krenare nga kjo botë për t'u bashkuar përgjithmonë me dashurinë e jetës së saj, tim atë. Të rëndë ma ke lënë barrën e modelit që s’di a do ta arrij dot, e që më jep ndjesinë e fundit të detit"
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kumbaro çel ‘Destination Track’ në ITB Berlin: Shqipëria nuk është më sekreti i fshehur i Europës, tek ne turistët trajtohen si miq, jo vetëm si klientë
5 Mars, 15:31
-
Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale
25 Shkurt, 13:01
-
Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë
8 Shkurt, 13:33
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor 2024, 10:42
NGUSHELLIME MINISTRES,,SHKOFTE NE PARAJSE..
PërgjigjuU prefte ne paqe nena