U njoftua për abuzimet seksuale dhe nuk mori asnjë masë kur ishte arqipeshkv, del raporti që rëndon mbi Papën e dorëhequr, Benedikti XVI

Papa i dorëhequr, Benedikti XVI dështoi të vepronte për katër raste të abuzimit të fëmijëve kur ishte arqipeshkv i Mynihut. Në këtë përfundon ka dalë një hetim gjerman në Kishën Katolike.

Papa Benedikti, i quajtur atëherë Josef Ratzinger, e mbajti postin e Arqipeshkvit nga viti 1977 deri në 1982. Ai i ka mohuar akuzat.  Por një raport i ri mbi akuzat për abuzim historik të kryer nga një firmë ligjore gjermane e inkriminoi ish-Papën.

Thuhet se abuzimi vazhdoi gjatë mandatit të tij dhe priftërinjtë e akuzuar mbetën aktivë në rolet e kishës. Benedikti i XVI, tani 94 vjeç, u bë udhëheqësi i parë i Kishës që dha dorëheqjen në më shumë se 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur rraskapitjen. Që atëherë, ai ka bërë një jetë kryesisht të qetë në qytetin e Vatikanit dhe njihet si Papa Emeritus.

Raporti i ri, i porositur nga Kisha Katolike, pretendon se atij iu thanë faktet e rasteve të abuzimit të fëmijëve ndërsa vepronte si Arqipeshkv, por nuk ndërmori asnjë veprim.

 “Dy nga këto raste kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti”, tha avokati Martin Pusch, teksa shpalli raportin.

“Në të dyja rastet, autorët kanë mbetur aktiv në kujdesin baritor”.

Në një rast, supozohet se ai dinte për një prift të akuzuar për abuzim me djemtë, i cili u transferua në dioqezën e tij - por vazhdoi të punonte në rolet e kujdesit baritor.

Ish-papa raportohet se ka paraqitur dhjetëra faqe përgjigje në pyetjet e firmës ligjore, në të cilat ai shprehu mbështetjen për hetimin, por mohoi çdo njohuri ose mungesë veprimi rreth akuzave për abuzim.

Megjithatë, raporti përmban procesverbal që sugjerojnë fuqimisht se ai ishte i pranishëm në një takim në të cilin u diskutua kjo temë. Vatikani tha në një deklaratë se do të shqyrtonte detajet e raportit pasi të ishte publikuar.

“Ndërsa ritheksojmë ndjenjën e turpit dhe keqardhjes për abuzimet ndaj të miturve nga priftërinjtë, Selia e Shenjtë shpreh mbështetjen e saj për të gjitha viktimat dhe konfirmon rrugën për mbrojtjen e të miturve, hapësira të garantuara të sigurta për ta”, shtoi Vatikani.

Një raport i mëparshëm për abuzimin historik në Gjermani arriti në përfundimin se më shumë se 3600 njerëz në mbarë vendin ishin abuzuar nga anëtarët e klerit midis viteve 1946 dhe 2014. Shumë nga viktimat ishin shumë të rinj dhe shërbenin si djem altari.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite