Fifi dhe Çiljeta janë dy këngëtaret më të përfolura shqiptare. Ato ishin në qendër të vëmendjes para pak kohësh për shkak të zënkës mes tyre. Gjithçka filloi në festivalin “Kënga Magjike”, ku Çilit i mbeti qejfi nga fakti që Fifi e vlerësoi me zero pikë performancën e saj.
Pavarsisht kohës që kaloi, Filloreta e ftuar në një emision i kërkoi falje publike koleges së saj. Por situata vazhdoi njësoj deri në momentin ku vetë Çiljeta postoi një video ku dëgjonte këngën e mikeshës së saj. Ky ishte një sinjal që vajzat ishin pajtuar. Por nuk mbeti me kaq.
Tashmë dyshja e njohur kanë hedhur edhe hapin e rradhës. Fif na ka njoftuar se është rikthyer sërish në Youtube kënga “Big Booty”, të cilën Çili e fshiu gjatë periudhës së ‘luftës’.
Foto e publikuar nga Filloreta Raçi