Ishte folur se Kanita ndodhej në një lidhje me reperin Samir Selimi, i njohur me emrin e artit S4MM, por këngëtarja kishte preferuar të mos reagonte lidhur me lajmin që qarkullonte në portale. Megjithatë e ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja sqaron se ajo dhe reperi nuk kishin asnjë lidhje me njëri tjetrin, thjesht ndodheshin në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, duke e quajtur një rastësi të çudishme.
“M’u duk shumë e çuditshme, e pashë lajmin nga Parisi, ne kishim publikuar foto në vendin e njëjtë në Paris, në kohën e njëjtë, por nuk është aspak i vërtetë lajmi që jemi bashkë. Për momentin nuk jam në një lidhje dashurie, jam e fokusuar të muzika.” shprehet këngëtarja.
Përsa i përket zhurmës mediatike në portale, Kanita thotë se është munduar të qëndrojë larg pjesës së “skandaleve”, madje shton se tregohet e kujdesshme që portalet të mos aludojnë. Për të fama nuk duhet të vijë nga “skandalet” që publikohen në media.