Me një fustan në ngjyrat e pranverës, flokët kaçurrela të shkujdesura dhe një buzëqeshje të madhe, këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri daljen e saj të parë publike me regjisorin, Taika Waititi.
Këngëtarja e hiteve dhe i dashuri i saj janë shfaqur së bashku në një festë për “prospero tequila” më 4 korrik, në Los Angelos, gjatë një vizite të Orës në SHBA.
Afërsisht një muaj më parë, çifti është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat, pas qarkullimit të disa fotografive të “nxehta”, në të cilat po shkëmbenin puthje dhe përqafime “treshe”.
Ora është përfolur që së bashku me regjisorin dhe aktoren bukuroshe Tessa Thompson, kanë qenë të përfshirë në një lidhje "treshe", për të cilën këngëtarja nuk ka folur kurrë.
Megjithëse pikëpyetjet për lidhjen treshe të Orës ende nuk kanë marrë një përgjigje, bukuroshja duket e lumtur pranë regjisorit, Waititi.