U përfol se ishte ndarë nga Marina Vjollca, reagon Getoar Selimi

Çifti i njohur, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi në shtypin rozë për një ndarje të mundshme dhe krisje të marrëdhënies së tyre.

Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.

Mirëpo ditën e sotme reperi ka vendosur t’i japi fund këtyre aludimeve.

Me anë të një video të publikuar në Insta Story, ai shihet i lumtur pranë Marinës, dhe vajzës Marget.

 “Video nga Marget”, shkruan Getoari teksa buzëqesh kur filmon vogëlushja.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën, Marget.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani