Ishte përpara nisjes së sezonit veror, ku Ledri dhe Xhensila Myrtezaj u përfolën për një lidhje. Dyshja e nisi duke bërë një bashkëpunim, ku duhej thënë dukeshin shumë të afërt. Që në atë moment, të shumta ishin aludimet, burimet që flisnin për një lidhje mes tyre.
Madje edhe vetë artistët zgjidhnin që të bënin deklarata sporadike, duke mos e mohuar asnjëherë lidhjen. Por tashmë që kanë kaluar disa muaj, Xhensila dhe Ledri duken më të largët. Që në stinën e verës, dy këngëtarët i kishin të shumta koncertet së bashku. Me tarifa tashmë edhe më të larta, dyshja performonte thuajse çdo natë në vende të ndryshme, duke elektrizuar sallën. Madje, Ledri dhe Xhensila ishin të ftuar edhe në SHBA, në një tur koncertesh së bashku.
Nisja e vitit 2026 ka bërë që Ledri dhe Xhensila të mos e kenë më agjendën e përbashkët. Nëse i hedhim një sy postimeve të tyre, ku njoftojnë edhe datat e koncerteve, dyshja ka një agjendë të zënë, por jo më së bashku.
Nuk dihet nëse kjo ‘ndarje’ vjen për shkak të angazhimeve të ndryshme, apo mes tyre ka edhe një krisje në aspektin personal. Por fakt është që teksa të dy vijojnë me koncertet, nuk janë parë më bashkë as në skenë dhe as jashtë saj. Nuk dihet nëse aludimet për lidhje ishin vetëm për marketing për produksionet e reja të tyre, apo dyshja shijoi një histori dashurie, por ajo që dihet me siguri tanimë është fakti se sinjalet mes tyre tashmë kanë përfunduar dhe gjithsecili vijon me rrugëtimin e tij në muzikë dhe në rrafshin personal.
Në një intervistë të gjatë dhe të hapur, Ledri Vula ka thyer heshtjen rreth thashethemeve që po qarkullonin për një afrim të veçantë mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Edhe pse nuk e pranoi haptazi një lidhje romantike, reperi e përshkroi marrëdhënien e tyre si një bashkëpunim të natyrshëm, të mbushur me ndjenjë dhe mirëkuptim.
“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip”, – tha ai, duke mos e përjashtuar mundësinë që mes tyre të ketë diçka më shumë sesa miqësi apo bashkëpunim muzikor. Kur u pyet nëse një lidhje mes dy artistëve mund të funksiononte edhe jashtë studios, Ledri u përgjigj me siguri: “Po normal që po, mendoj që do kishte funksionuar. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka. Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë”.
Ndërkohë që Ledri bënte këto deklarata, Xhensila preferonte që të ishte disi më e tërhequr, duke mos pranuar të flasë. Ndërkohë që në rrjetet sociale shpeshherë ajo publikonte për Ledrin, duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Madje burime flisnin në atë kohë edhe për një udhëtim që dyshja kishte bërë në Ibiza, jo vetëm për koncert, por edhe për të pushuar si çift. E deri sa kjo dyshe të vendosë të zbulojë detaje të reja, thashethemet për një histori dashurie mes tyre do të mbesin vetëm hamendësime./ Panorama
Komente





Pse kengetare jane keta?Edhe Xhensila? Na habitet.
Përgjigju