U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, Gjykata e Tiranës liron dy holandezët
Shqiptari i plagosur pas sherrit
Gjykata penale e Tiranës ka liruar nga qelia dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr tek ish kafe Europa para finales së Conference League. Sipas eksperteve mjekoligjoreve, raporti është se shqiptari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë. Deri në përfundim të hetimeve nga arrest ne burg, do të kenë masën e detyrimit me paraqitje tek OPGJ dhe bllokimit pasaporte. Davery Boon dhe Denis Howelingen u përfshinë në sherrin ku u godit me sende të forta një shqiptar, i cili mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital.
Një ditë para finales së të mërkurës së Conference League, tifozët u përfshinë në një sherr të dhunshëm në rrugën e Barrikadave, dhe goditën në kokë me karriget e lokalit një shqiptar. Kujtojmë se duke thënë se janë shumë të rinj, avokati i holandezëve, Arben Grami, u shpreh pas seancës në Gjykatën e Tiranës, se nuk ishin ata që i dhanë goditjen e fortë në kokë shqiptarit 45-vjeçar, që përfundoi i shtrirë në tokë.
Një dëshmi se holandezët nuk ishin ata që plagosën rëndë shqiptarin, dha edhe pronari i lokalit, kur ditën e ngjarjes u shpreh për median italiane “La Repubblica” se shqiptari ishte goditur gabimisht me karrige nga miku i tij, për shkak se veç tifozëve të huaj, në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet, duke krijuar një situatë kaotike. Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte përkrahur ekipin verdhekuq duke bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në kryeqytet për finalen mes italianëve dhe Feyenoord.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
32.5%
-
JO
58.2%
-
NUK E DI
9.3%
Vota total: 2215
Lajme të tjera
-
‘Skllavëri e pasion’, në studion e Artan Makut ku jetësohen filmat e animuar! Artisti rrëfen ‘Kukullën’ në proces, punën në dy kohë, e tallazet e animacionit
10 Gusht, 16:55
-
E dinit? Pse dritaret e avionit janë aq të vogla?
10 Gusht, 16:27
-
Shpërthimet në Krime/ Kievi: Shkatërruam 9 avionë luftarakë rusë
10 Gusht, 16:26
-
Reperi Don Xhon në një histori të re dashurie? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet (FOTO)
10 Gusht, 16:23
-
Aksident në Tiranë, ambulanca përplaset me makinën në afërsi të ish-sheshit 'Shqiponja'! Plagoset pasagjerja 66-vjeçare
10 Gusht, 16:14
-
Sezoni turistik në Vlorë/ Kontrolle në gjitha akset rrugore, 3 shoferë në prang, 6 nën hetim,12 patenta të pezulluara dhe 1375 gjoba në një javë
10 Gusht, 16:08
-
Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po e vlerësojmë ofertën
10 Gusht, 16:00
-
Një ditë pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, FK Partizani zyrtarizon marrëveshjen me trajnerin italian Xhovani Kolela
10 Gusht, 15:52
-
Petkoviç: E vetmja gjë që di Kurti është nxitja e luftës
10 Gusht, 15:46
-
Ndryshimet në buxhet/ Më shumë fonde për rrugët dhe ‘e-qeverisjen’! 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja
10 Gusht, 15:21
-
Mbytet anija me emigrantë afër ishullit grek, rreth 50 të zhdukur
10 Gusht, 15:05
-
Lija e majmunit, Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër sëmundjes
10 Gusht, 15:03