U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca

Armando Ndreca , punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, njëherësh vëllai i deputetit socialsit të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca është ndaluar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit. 32-vjecari Ndreca, që shihni në këtë foto, është ndaluar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Lezhës dhe ndodhet në ambientet e komisariatit.

Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shoku i tij Elvis Shpellzai 28 vjeç. Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari. Këto janë pamjet që publikon policia nga operacioni “Imazhi 1 ku shihen bimët narkotike dhe llampat që shërbenin për rritjen e tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca. Nuk dihet ende roli i tij në këtë veprimtari kriminale, pasi policia nuk ka komunikuar masë arrestin për Ndrecën, por e mban të shoqëruar në cilësinë e personit të dyshuar për veprimtari kriminale. Gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 12/04/2024 09:03

    Sipas mendimit tim ja kane bere kurth njerezit e Saliut meqenese eshte vellai i nje deputeti socialist. Policia te hetoje mire se ketu kadore armiku.

    Përgjigju
  • Endi: 11/04/2024 15:49

    Bravo policia shkoder.

    Përgjigju
  • Lartmadhnia: 11/04/2024 15:18

    Përgjegjësia është personale, fajin e ka Saliu etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj