Përplasi makinën me kamionin në Tropojë, arrestohet 34 vjeçari! Nga aksidenti u plagos pasagjerja

Përplasi makinën me kamionin në Tropojë, arrestohet 34 vjeçari! Nga aksidenti u plagos pasagjerja

Foto ilustruese

Arrestohet një 34 vjeçar në Tropojë i cili ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me një kamion.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjerja, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e  Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës,  është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm