U përplas me Vettel dhe dolën nga gara, Leclerc nuk e prish terezinë: Gjëra që ndodhin

U përplas me Vettel dhe dolën nga gara, Leclerc nuk e prish terezinë: Gjëra që ndodhin

Situata në skuderinë Ferrari nuk është aspak ajo që mendohej në fillim të sezonit, sidomos pas aksidentit që ndodhi të dielën mes dy pilotëve të kokëkuqes në Çmimin e Madh të Brazilit. Për këtë episod mbi të gjitha është dëmtuar skuderia italiane, por sa i takon dy pilotëve më keq e ka marrë Vettel, i cili në radio ka kërkuar edhe llogari. Gjithsesi nga ana tjetër Leclerc ka deklaruar se këto janë gjëra që ndodhin, por me rëndësis është që në të ardhmen të mos përsëriten.

Më saktësisht Leclerc ka deklaruar: “Kush është fajtori? Është diçka për të cilën nuk dua të flas. Raporti mes meje dhe Vettel nuk do të ndryshojë, marrëdhënia do të jetë njësoj në të ardhmen. Jemi të dy të rritur dhe e kuptojmë se këto janë gjëra që ndodhin. Ishim të dy në garë për vendin e tretë në atë moment dhe ishte çasti i gabuar për të ndodhur ajo që ndodhi.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda