Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës

Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Lajmin e konfirmojnë burime për Report Tv, edhe pse zyrtarisht Gjykata e Tiranës nuk e konfirmon. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse. Tashmë pritet që të hidhet një tjetër short në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës. 

Në artikullin e shkruar nga gazetari Adriatik Doci evidentohet se Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilën nuk kanë kaluar procesin e Vetingut. Por më shumë se sa për vendimet, Zhukri është lakuar për pasurinë. Në vitin 2003, gjyqtari deklaron një shtëpi të ndërtuar në vitet ’90 me vlerë 3 milionë lekë, kthyer më pas në ambiente zyre për biznesin e bashkëshortes, si agjenci udhëtimi dhe sigurimesh, me vlerë investimi 2 milionë lekë. Nga viti 2006 deri në vitin 2018, bashkëshortja e gjyqtarit Rezarta Zhukri deklaron rreth 2 milionë USD të ardhura nga biznesi i agjencisë së udhëtimit dhe sigurimeve. Nuk dihet se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’.

Kujtojmë se Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.  Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.  PD-ja gjendet para një situate aspak të lehtë, me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.

10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, thirrur nga Berisha

  1. Miratimi i Statutit të ri të Partisë
  2. Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
  3. Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
  4. Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
  5. Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
  6. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
  7. Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
  8. Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
  9. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
  10. Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 17/12/2021 18:40

    Andrea si ka ardhur akoma radha...

    Përgjigju
  • Andrea: 17/12/2021 17:52

    Zhukri ka qene rrobaqepes pantallonash burrash ne kohen e monizmit. Beri kursin ke plepat te Berishes dhe u be gjyqtar. Eshte super super i pasur. Nuk kuptoj pse nuk e ka kapur vetingu.

    Përgjigju
    • Avllaj kapllani haxhiu aliaj mullaj: 17/12/2021 19:54

      Ky shoferi i zukut, po ishte dhe rrobaqepes dhe dihet rrobaqepesit, berberet, kamarieret dhe shitesat ishin “njesh me partine” ahahhahah

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut