U plagos me 4 plumba, kryeministri sllovak Robert Fico lë spitalin pas dy javësh

U plagos me 4 plumba, kryeministri sllovak Robert Fico lë spitalin pas dy javësh

Kryeministri sllovak, Robert Fico

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka dalë mbrëmjen e djeshme nga spitali në Banska Bystrica, ku u trajtua pas atentatit të 15 majit dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Bratislavë, sipas kanalit vendas TA3.

Më herët gjatë ditës së djeshme, spitali kishte njoftuar se kryeministri Fico iu nënshtrua analizave të mëtejshme të cilat konfirmuan ecurinë pozitive të shëndetit të tij, duke shtuar se ai kishte filluar rehabilitimin postoperativ.

59-vjeçari Robert Fico, u sulmua nga një person i armatosur më 15 maj, teksa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të kabinetit qeveritar në qytetin qendror të Sllovakisë, Hadlova.

Ai u qëllua katër herë në bark dhe u dërgua me urgjencë në një spital në Banska Bystrica ku iu nënshtrua një operacioni dy orësh. Autori i atentatit, 71-vjecari Jurai Tsintula, u arrestua dhe u la në paraburgim, i akuzuar për tentativë vrasje me paramendim.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille