Spanjë-Babai i sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ishte viktimë e një sulmi me thikë në një parkim në lagjen Mataro të Barcelonës.
Fatmirësisht, Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Me anë të një postimi në Insta Story ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën pas incidentit të ndodhur.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, një përqafim të madh për të gjithë”, shkruan Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.
Lajmi kryesor: