Gardisti Ervin Musai, i cili u plagos ditën e sotme pas aksidentit ku u përfshi eskorta e Kryeministrit Rama, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, Musai ka pësuar dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, ndërsa ndodhet në trajtim intensiv nga mjekët.

Dy prej automjeteve të eskortës së Kryeministrit u aksidentuar  ditën e sotme në hyrje të qytetit të Korçës, teksa shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Për fat të mirë nuk pati viktima, ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe tre gardistë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com