Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, u paraqit këtë të mërkurë rreth orës 13:00 në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij.
Ai shoqërohet nga avokati i tij Dorian Matlija. Seanca e marrjes në pyetje vijon prej 1 orë e 20 minuta.
Pak ditë më parë, ai është kthyer nga Italia, ku është nënshtruar 2 operacioneve në sy ku u dërgua pas ndërhyrjes së parë në QSUT.
Ndërkohë, Prokuroria është ende në pritje të përgjigjes së letërporosisë drejtuar autoriteteve italiane për materialin e gjetur në syrin e 28-vjeçarit. Përgjigjja nga Italia pritet të ndihmojë në identifikimin e objektit që shkaktoi plagosjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...






Komente
Komento