Sherri dhe plagosja në Urgjencën e spitalit të Fierit, lihen në burg tre të arrestuarit, dy në arrest shtëpie

FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Aleksandër Zhapaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në urgjencën e spitalit, rreth 4 ditë më parë dhe Daniel Braçen.

Mësohet se Zhapaj është njohur me masën e sigurisë nga spitali, duke qenë se ai ndodhet i shtruar te Trauma për shkak se ka marrë lëndime në trup si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, sa i përket Gazmend Braçe, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë "Arrest shtëpie".

Gjykata ka vendosur 'arrest shtëpie' për Aldo Zhapaj ndërsa 'arrest me burg' është vendosur për Emiglent Kararaj.  Aldo Zhapaj akuzohet për veprën penale 'mbajtja pa leje e armëve të ftohta' ndërsa Karaj e ka marrë masën e sigurisë për veprën penale 'vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Si ndodhi ngjarja?
Një konflikt mes dy familjeve, në një lokal në Levan të Fierit, la pesë persona të plagosur nga të dyja palët.  Sherri i nisur në lokal mbrëmjen e të shtunës me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, aty ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal. Daniel Braçe 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj) i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Aleksandër Zhapa ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentjan dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan. Sot, dy ditë pas ngjarjes, Aleksandër Zhapa dhe dy të plagosurit e tjerë, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj u transportuan me urgjencë në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor, nën masa të forta policie.

Dy efektivë që u angazhuan për shoqërimin e të plagosurve të Levanit ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor. Në kohën kur njëri prej efektivëve po shoqëronte në ashensor Gentjan Zhapajn, policit tjetrit që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Daniel Braçe 21 vjeç, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras.

Pra të plagosur në total mbetën, Gentjan Zhapa dhe Aldi Zhapa (me sende të forta), Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj me thikë, dhe Aleksandër Zhapaj me armën e policit.  Shtëpitë e palëve të konflikutara në ngjarje ndodhen larg njëra tjetrës, dhe lokali ka qenë pika e takimit mes tyre.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu