20-vjeçarja Fatime Haxhidema, e cila u plagos nga shpërthimi i bombulës së gazit në një lokal Ferizaj, ka ndërruar jetë në spital.
E reja ishte dërguar për kurim të specializuar në Turqi, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lajmin e ka bërë të ditur në “Facebook” shoqja e saj, Leona Jahiri.
“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek ‘The Village’, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës, Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!”, ka shkruar ajo.
20-vjeçarja më 7 janar ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.
Shpërthimi ndodhi në fillim të janarit, në një restorant në Ferizaj të Kosovës, ku mbetën të plagosur 50 qytetarë mes tyre edhe dy fëmijë. Pavarësisht një pjesë e të lënduarve janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë djegie të shkallës së dytë edhe të tretë, fatmirësisht ende nuk është raportuar asnjë viktimë, nga shpërthimi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
26.1%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
57.3%
Vota total: 9312
Lajme të tjera
-
Rey Manaj shkruan emrin në listën e legjendave të Sivasspor
30 Prill, 15:30
-
VIDEO/ Rey Manaj 'pa frena', shënon golin e 22-të në Turqi dhe fiton kundër Cikalleshit
27 Prill, 16:49
-
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
21 Prill, 17:17
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri
19 Prill, 19:48
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë
19 Prill, 19:25
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk
19 Prill, 16:23
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda
18 Prill, 18:04
-
Sokol Cikalleshi firmë të re mbi kontratë
17 Prill, 15:31
-
'S'dua të ndjeni mëshirë për mua', Rey Manaj: Idhull kam Ronaldo Fenomenin, më pëlqen bakllavaja
14 Prill, 22:33
-
Vrau gruan në Ferizaj, Gjykata cakton një muaj paraburgim për autorin e dyshuar
13 Prill, 12:41
-
Turqi/ Rrëzohet teleferiku në Antalia, 1 i vdekur, qindra persona të bllokuar në ajër
13 Prill, 09:34