U plagos sot në atentat, Kush është Robert Fico, Profili i kryeministrit sllovak, mik i Putinit, populist ksenofob dhe No Vax

BERLIN-  E quajnë “Red Bulli’  dhe vitin e kaluar u bë protagonisti i një tërmeti politik në Europë. I lindur në vitin 1964, Robert Fico – i cili u qëllua sot me armë - ka qenë kryeministër i Sllovakisë nga viti 2006 në 2010 dhe nga 2012 në 2018 falë sukseseve të partisë së tij progresive Smer. Më 30 shtator 2023 ai fitoi sërish zgjedhjet dhe u bë sërish kryeministër. Me kalimin e viteve lideri socialist, i cili nuk ka origjinë italiane pavarësisht mbiemrit, ndryshoi rrënjësisht.

Fyerje, ksenofobi dhe pro-putinizëm
Metamorfoza e tij populiste në fakt e ka transformuar atë në një pro-rus, ksenofob dhe anti-vax, i cili kafshon kundërshtarët e tij. Shkoi deri aty sa e cilësoi “kurvë” dhe “buçe” ish-presidenten e Republikës, progresisten Zuzana Çaputova. Për Ficon ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një “kukull e Xhorxh Soros”. Ish presidentja e paditi ndërsa bëri të ditur edhe se nuk do të rikandidonte. Kërcënimet me vdekje ndaj të cilave ajo u ekspozuai ishte shumë serioze. Në vend klima është e plumbit, propaganda pro-ruse është e gjithanshme. Dhe Fico zhytet në të.

Dy vjet më parë ish-kryeministri doli në shesh me të djathtën ekstreme për të protestuar kundër vendosjes së ushtarëve amerikanë në Sllovaki. Më pas i cilësoi partitë e qeverisë Heger si “tradhtare të atdheut” për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Dhe Fico tashmë ka premtuar se do të injorojë urdhërarrestin ndërkombëtar kundër Putinit.

Në fushatën elektorale që e çoi atë drejt fitores me 23% kundrejt 18% për liberalët, mesazhi i tij elektoral ishte angazhimi për të mos dërguar më armë në Kiev. Kështu Bratislava është bërë aleati më i afërt evropian i Kremlinit pas Hungarisë së Viktor Orbanit.

Kush është Robert Fico
Gjashtëdhjetëvjeçari, dashuron makinat sportive dhe është i apasionuar pas futbollit. Fico e filloi karrierën e tij në partinë komuniste çekosllovake. Pas vitit 1992, në Sllovakinë e pavarur, ai themeloi partinë socialdemokrate Smer. Fraza e tij e preferuar është “durimi sjell gjithmonë trëndafila të kuq”. Shumë pak i ka dhënë vendit të tij

Siç tha veteranja e madhe e politikës së jashtme amerikane, Madeleine Albright, Bratislava vazhdoi të ishte "një vrimë e zezë" në Evropë e çliruar nga regjimet sovjetike. Të shkatërruar nga korrupsioni, lidhjet mafiozëve, të përshkuar nga një nostalgji e papërmbajtshme pro-ruse.

Në dymbëdhjetë vitet në të cilat ai qeverisi pothuajse gjithmonë mblodhi rreth tij një bandë kriminale, sipas magjistratëve. Në proceset gjyëqsore kundër tij drejtësia zbuloi edhe lidhje shqetësuese me 'Ndrangheta'.

“Fico përfaqëson të shkuarën: gjysma e elektoratit të tij janë pensionistë që jetojnë në zonat rurale. Qëllimi i tij i vetëm është të rrëmbejë pushtetin”. Shkencëtari politik Grigorij Meseznikov, themelues i Institutit për Çështjet Publike (Ivo) në Bratislavë, thotë se në Sllovaki, ashtu si në Hungari dhe Poloni, fushata e urrejtjes së Ficos kundër liberalizmit ishte çelësi i suksesit të tij. Sepse shpesh identifikohet në vendet lindore me kapitalizmin më grabitqar që erdhi pas përfundimit të perandorisë sovjetike. “Në një sondazh, pyetjes: “A e përkrahni demokracinë?”, 80% e sllovakëve u përgjigjën: po. Por në pyetjen “A e përkrahni demokracinë liberale?”, vetëm 20% janë përgjigjur po”, thotë Meseznikov.

Vrasja e gazetarit Kuciak

Në vitin 2018 një ngjarje e tmerrshme e zgjon vendin nga varësia e lodhshme ndaj politikës së korruptuar në të cilën kishte rënë.

Në shkurt të vitit 2018, gazetari investigativ Jan Kuciak vritet në shtëpi së bashku me të dashurën e tij, Martina Kusnirova. Reporteri i Aktuality po shkruante për lidhjet midis 'Ndrangheta-s dhe dy anëtarëve të shquar të rrethit tw afwrt tw Ficos: Pwr këshilltaren e tij më tw afërt, ish-modelen Maria Troskova dhe Viliam Jasan, kreun e Këshillit të Sigurimit. Tw dy të lidhur me sipërmarrësin italian Antonio Vadalà, i cili gjeti një minierë ari në Sllovaki dhe përfundoi në gjyq për devijimin e fondeve evropiane dhe importin e kokainës nga Amerika e Jugut.

Para gazetarëve, Fico tundi tufat me kartëmonedha duke premtuar një milion për këdo që jep të dhëna për vrasjen e Kuciak.

Reportazhi i transmetuar pas vdekjes së gazetarit për lidhjet e mundshme të klaneve të mafies italiane me punonjës të qeverisë sllovake shkaktkoi demonstrata masive. Në mars, dorwzohet dhe hep dorëheqjen.

Rikthimi në pushtet
Frika e ngritur gjatë fushatës zgjedhore u konfirmua kur Fico u kthye në pushtet vitin e kaluar. Përveç mohimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kryeministri shkaktoi polemika mbi ligjet e reja që preknin pavarësinë e medias dhe OJQ-ve dhe me kërcënime ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, pushteti i tij është forcuar me fitoren presidenciale më 23 mars të aleatit të tij, liderit të Hlas, Peter Pellegrini./Repubblica/

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/05/2024 21:25

    Kjo eshtenpune e ukrainasve e ndihmuar nga cia nuk do shume mend kjo pune sepse ky kryeminister ishte kunder dergimit te armeve dhe pro negociatave gje qe nuk i intereson amerikaneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja