Një emigrant i paligjshëm është gjetur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, i cili ka pasur dëmtime të shumta në trup.

Emigranti është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime bëjnë më dije se emigranti është dhunuar dhe grabitur nga disa të rinj, njëri prej të cilëve është identifikuar si R. Mehmeti, 20 vjeç.

Mësohet se Mehmeti në bashkëpunim me dy të tjerë i kanë premtuar 4 shtetasve të huaj se do ti transportonin drejt Kryeqytetit. Pasi kanë evur për pak minuta i kanë goditur me thikë dhe u kanë marrë lekët.