SHKODËR- 2 persona janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet mashtrimit i kanë marr 500 mijë lekë një 72-vjeçari në Shkodër.
Të arrestuarit janë 29-vjeçari me iniciale E.L., dhe 62-vjeçari me iniciale L.L., banues në fshatin Mali i Jushit në Vaun e Dejës.
Në tetor të vitit 2021, 72-vjeçari me iniciale J. Q., banor i fshatit Grizhë, Malësi e Madhe, tha se këta persona, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh.
72-vjeçari ka kallëzuar se këta 2 persona kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.
Ata ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.03.2022, ka caktuar për shtetasen L. L., dënimin alternativ “Shërbim prove”, për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa shtetasin E. L. e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente







