Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj shtetases D.G 41 vjeçe pronare e një karburanti në autostradën Durrës-Tiranë pas kallëzimit të shoferëve.

Drejtuesit e mjeteve pretendonin se problemet në automjetet e tyre kanë ardhur pasi kanë marrë karburant  në biznesin e D.G.

Hetimeve paraprake mbështesin pretendimet e drejtuesve të automjeteve, pasi kanë arritur në përfundimin se shkak për defektet në mjetet që furnizoheshin në këtë karburant ka rezultuar cilësia e dobët e naftës dhe benzinës.

Gjithshtu edhe  krimi ekonomik ka marrë një sërë mostrash për ekspertim të karburantit që tregtohej në këtë njësi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com