U propozua nga ekipi i Trump-it, emërohet gjyqtari që do të rishikojë dokumentet e konfiskuara nga FBI në shtëpinë e ish-presidentit

U propozua nga ekipi i Trump-it, emërohet gjyqtari që do të rishikojë dokumentet e konfiskuara nga FBI në shtëpinë e ish-presidentit

Donald Trump

Si personi i posaçëm për të rishikuar dokumentet që ka konfiskuar Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga shtëpia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është emëruar gjyqtari federal Raymond Dearie. Si avokat i pavarur, Dearie, 78-vjeç, do të marrë vendim nëse ndonjë dokument tejkalon limitet ligjore. Ai është propozuar nga ekipi i Trump-it dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk e ka refuzuar kërkesë.

Ish-presidenti amerikan  po hetohet për mënyrën si ka menaxhuar materialet e klasifikuar pasi la postin e presidentit. Përfaqësuesit e Trump-it pretenduan më parë se kishin kthyer të gjitha materialet e klasifikuara në Qeveri, por, pasi FBI konfiskoi 33 kuti me më shumë se 11.000 dokumentet qeveritare – në mesin e tyre gjeti më shumë se 100 të klasifikuara.

Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, ka thënë më parë për dokumentet që ka mbajtur Trump në shtëpinë e tij në Florida, se ka pasur tendenca për fshehjen e tyre, në kuadër të përpjekjeve për të penguar hetimet e FBI-së. Autoritetet besojnë se këto dokumente do të duhej t’iu ishin dorëzuar Arkivave Kombëtare. Presidentët amerikanë duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që kanë në këtë institucion, pas përfundimit të mandatit.

Trump mohon ndonjë keqbërje, duke argumentuar se sa ka qenë president, ka deklasifikuar të gjitha dokumentet që ka mbajtur në shtëpinë e tij në Florida.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?