U punua me cilësi të dobët në 2017, aksi Fushë Krujë-Vorë në rikonstruksion, bllokohet qarkullimi rrugor

U punua me cilësi të dobët në 2017, aksi Fushë Krujë-Vorë në rikonstruksion, bllokohet qarkullimi rrugor

Bllokimi i aksit Fushë Krujë-Vorë

Qytetarëve do t’iu duhet këtë të shtunë të bëjnë dyfishin e rrugës për të shkuar në Rinas, pasi aksi Fushë Krujë-Vorë është bllokuar në të dyja korsitë. Report Tv raporton se shkak i këtij bllokimi janë bërë ndërhyrjet për rikonstruksion. Sipas gazetarit Jul Shota, është ndërhyrë në asfalt si dhe është gërryer një shtresë e bazamentit të aksit.

Më 2017-n, firma ndërtuese e aksit Fushë Krujë-Vorë në vend që të përdorte cakull të pastër si stabilizant, ka përdorur baltë me gurë, ku përqindjen më të madhe të kësaj përzierje e zinte balta. E ndaluar për t'u aplikuar, kjo solli edhe amortizimin e këtij aksi në shumë pjesë të tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë