U qëllua më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Drejtësia e cunguar, Berisha dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve

TIRANË- Sot shënohen 12 vite nga ngjarja tragjike në Bulevard, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat  e punonjësve të shtetit. Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, rrëfen në Report Tv momentin kur u qëllua me breshëri ndaj protestuesve. Mahmutaj thotë se nga kryeministria u qëllua me breshëri nga gardistët, e ndërsa plumbat kapën pranë tij edhe Hekuran Dedën, një prej viktimave të 21 janarit.

“Jam një nga ata dëshmitarë, të dëmtuarit që kam denoncuar ish gardistin Llupo që qëlloi drejt grupit që isha unë. Gjasat janë që të jem plagosur nga plumbat  e tij. E kam denoncuar publikisht. Kanë dal videot, dhe ja ku jemi sot. Një njeri që nuk e di për ca është dënuar nga drejtësia. Me Hekuran Dedën kemi qenë thuajse ngjitur, momentin e goditjes së tij e kam të fiksuar në kujtesë. Ndoshta është goditur nga plumbi që më kapi mua, ose nga breshëritë e plumbave të Agim Llupos”, tha Mahmutaj.

Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Mahmutaj thotë se drejtësia për 21 janarin është e cunguar dhe thotë se nuk ka më besim  se drejtësia do të vihet në vend. Përgjegjësi i vetëm për këtë ngjarje, Mahmutaj thotë se është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin thotë se ai e dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve.

“Kam mesazhe për sistemin e drejtësisë. Jam i sigurt që do përfundojnë në vesh të shurdhër. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi e cunguar. Të paktën ai mesazhi që do ti thoja, na kurseni show-in më 21 janar. Plumbat kanë ardhur nga godina e kryeministrisë. Te grupi ku ndodhesha unë, është qëlluar nga dy drejtime drejt nesh, Llupa që qëllonte nga dera e bodrumit dhe një tjetër nga lart.

Ka pak rëndësi nëse qëlloi Llupo apo ndonjë gardist tjetër, urdhrat direkt janë të dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, që ka qëlluar me pistoletë. I gjithë zinxhiri komandues i gardës përfshirë edhe Berishën janë përgjegjës të kësaj historie”, tha Mahmutaj.

Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gazetari Fatos Mahmutaj 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/01/2023 14:45

    Edhe unë besojn dikur se ishte ashtu si thua edhe ti zotri Fatos, por e verteta ështé krejt ndryshe dhe unë besoj se edhe ti e di , por nuk e flet … qdo gje ishte mirplanifikuar nga Edvin shqipfolësi dhe lulzim tradhtari (minister i mbrendahëm) ….. …mos ta zgjas më shumë sot…. një nga ”vrasësit” a nuk u dekorua nga vet Edvin shkjau shqipfolës dhe PS …?! Leni marrzirat sepse shumica jeni të shitur …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola