U qëllua teksa ishte në makinë, 5 plumba në makinë, pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati në Lezhë

 

Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë dhe është qëlluar teksa po lëvizte me makinë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina tip Audi, e cila është qëlluar me breshëri plumbash.

Njoftimi i policisë

'Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Atentat me armë para shkollës në Rrilë të Lezhës, plagoset 54-vjeçari! Iu zu pritë sapo la fëmijët! Panik te nxënësit e mësuesit, bojkotojnë mësimin


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena