Larja e hesapeve është pista ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e rrëmbimit të Enver Stafukës.
Ky i fundit u mor peng para disa ditësh në qendër të qytetit të Fushë-Krujës nga katër persona të maskuar si policë, të cilët pasi e futën Stafukën në mjet janë larguar në drejtim të Durrësit.
Policia e Durrësit pohon se prej tre ditësh vijojnë kërkimet në të gjithë zonën mes Durrësit dhe Krujës, ndërsa janë shoqëruar gjatë këtyre ditëve më shumë se 20 persona nën cilësinë e individëve që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Enver Stafuka akuzohet si një nga personat që ka vjedhur mjetin me të cilin u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj, por gjykata e Durrësit e shpalli të pafajshëm nga kjo akuzë.
Enver Stafuka nuk ishte njeri i panjohur për policinë e Krujës, teksa ndër vite ishte arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com