U rrezikuan 5 banesa, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Vihen në kontroll vatrat e zjarrit në Mamurras, dëmet të mëdha! Të çojmë para drejtësisë përgjegjësit

U rrezikuan 5 banesa, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Vihen në kontroll vatrat e zjarrit në Mamurras, dëmet të mëdha! Të çojmë para drejtësisë përgjegjësit

Pamje nga zjarri në Mamurras

Pas disa orësh janë vënë nën kontroll 2 vatrat e fuqishme të zjarrit në zonën e Mamurrasit, që rrezikuan 5 banesa. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara e cila thotë se ndonëse vatrat janë vënë nën kontroll kanë lënë pas dëme të mëdha.

“Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha. Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer”, shkruan ajo.

Sipas kryetares së bashkisë Kurbin zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa u bën thirrje organeve kompetente të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

“U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë”.

Flakët u përhapën dje në sipërfaqe me pisha e shkurre në lagjen “Demokracia” dhe në fshatin Shpërdhet në Mamurras. Në lidhje me dy vatrat e zjarri në Mamurras, dje reagoi edhe ministri i mbrojtjes Niko Pelshi i cili tha se zjarri në këtë zonë ishte në gjendje kritike. Fatmirësisht zjarri në Mamurras ëshë vënë në kontroll por situata vijon të jetë kritike në Vlorë. Aktualisht vatra aktive zjarri në këtë qark ka në kodrat e Radhimës, në Malin e Kuçit dhe në Karaburun.

VIDEO/ Zjarri ne Mamurras

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja