Durrës/ I dënuar për tentativë vjedhjeje dhe i dyshuar për plagosje, arrestohet 28-vjeçari i kërkuar (EMRI)

Durrës- Një person i dënuar me 4 muaj burgim për akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë dhe i dyshuar për plagosje, është arrestuar sot (29 Janar) nga Policia e Durrësit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, pas lokalizimit të 28-vjeçarit Miklovan Hasani, u bë edhe prangosja e tij si person i shpallur në kërkim. Ndërhyrja u krye në lagjen nr. 14.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31 janar 2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, e mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale "plagosja e lehtë me dashje", bëri me dije policia vendore. 

Artur Korriku, gazetari i Report TV, informon se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'

VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'