ITALI - Ende nuk dihet nëse Mark McMorris, legjenda kanadeze e snowboardingut do të jetë pjesë e Olimpiadës Milano-Cortina 2026, kjo pasi ai përfundoi në spital pas një rënieje të keqe gjatë stërvitjes të mërkurën në orët e vona të mbrëmjes.
32-vjeçari, tre herë fitues i medaljes së bronztë Olimpike, u dërgua në spital me barelë pas një përplasjeje të dhunshme në rampën gjigante 50 metra, pikërisht kur po përfundonte kërcimet e tij për provat e lira.
Ai ka lënë sot spitalin, por Komiteti Olimpik Kanadez (COC), tha se McMorris do t'i nënshtrohet testeve pasuese për të përcaktuar nëse do të garojë në kualifikimin e snowboardit këtë të enjte.
Kjo nuk është hera e parë që "luftëtari" McMorris është përballur me fatkeqësi. Karriera e tij është shënuar nga rikuperime të jashtëzakonshme, si ajo pas një aksidenti të rëndë në vitin 2017, por kjo pengesë e re pak para ceremonisë së hapjes së Milan-Cortina 2026 hedh një hije të rëndë mbi paraqitjen e tij të katërt në Lojërat Olimpike Dimërore.
Nga 6 shkurti deri më 22 shkurt në Itali do mbahen Lojërat Olimpike Dimërore. Shqipëria do të përfaqësohet me 4 skiatorë; Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti.
Lajmi kryesor:
Milano-Cortina 2026/ 'Nxehen' Lojërat Olimpike, nesër ceremonia e hapjes në 'San Siro'! Chivu dhe Ibrahimovic mbajnë pishtarin, Laura Pausini këndon himnin









