U rrëzua në vilën e tij në Francë, Elton John kalon natën në spital

U rrëzua në vilën e tij në Francë, Elton John kalon natën në spital

Këngëtari i njohur Elton John është kthyer në shtëpi pasi kaloi natën në spital, për shkak se u rrëzua në vilën e tij që ndodhet në Nice, Francë.

Pas këtij incidenti, 76 vjeçari u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako. Mjekët deklaruan se ai kishte pasur vetëm lëndime të lehta, asgjë serioze.

“Pas kontrolleve, ai është larguar menjëherë mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi", thane mjekët.

Këngëtari po kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë pasi përfundoi turneun e tij të gjatë Farewell Yellow Brick Road në korrik.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe