U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit

U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit

Tre ditë pas refuzimit nga KQZ-ja të kandidaturës së Alfred Belerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, ky i fundit ka reaguar sërish. Ai thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vonon zbardhjen e vendimit në mënyrë të qëllimshme për t'i mohuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne daten 17 .05.2019 ka publikuar vendimin per refuzimin e kandidatures time per Kryetar te Bashkise Himare duke iu referuar Ligjit 138 /2016 Per Garantimin e Integritetit te Personave qe Zgjidhen,  Emerohen dhe Ushtrojne Funksione Publike. Deklaroj se ky vendim eshte absolutisht ne kundershtim me frymen e ligjit dhe haptazi i njeanshem perderisa KQZ edhe sot nuk e ka zbardhur akoma kete vendim dhe nuk ma ka dhene per njohje te firmosur nga te gjithe anetaret e KQZ sikunder parashikon Kodi Zgjedhor ne fuqi.

Vonesa e qellimshme ne zbardhjen e vendimit dukshem eshte nje menyre per te me mohuar mua te drejten kushtetuese te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Shqiperise dhe nga ana tjeter eshte nje menyre qe media te caktuara te abuzojne lidhur me lajmin duke publikuar te dhena te pa verteta ose fakte te shtremberuara lidhur me figuren time dhe kandidimin per Kryetar Bashkie ne Himare.  Refuzimi nga KQZ i kandidatures time prish procesin e votimit ne Bashkine Himare dhe cenon rende standartet zgjedhore duke i dhene mundesine kandidatit te PS te garoje i vetem dhe pa kundershtare. I bej thirrje KQZ te me jape te zbardhur vendimin konform Kodit Zgjedhor dhe te heq dore nga pazaret politike ne dem te zgjedhezve Himarjote" deklaron Beleri.

Alfred (Fredi) Bejleri është një emër i njohur, pasi ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste  të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër. (Sqarimi i plotë për refuzimin e kandidimit të Belerit nga KQZ-ja).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 21/05/2019 08:47

    degjeneroheni kete plehre antishqiptar.as mos e merni ne intervista dhe as mos ja nxirni surratin ne gazeta se i beni reklame.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër