U shemb nga përmbytjet, nis ndërtimi i Urës së Tapizës, ARRSH 12.8 mln lekë për riparimin e 8 objekteve
Tetë ura në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen rindërtimit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën tenderuese, e cila ka për qëllim studimin dhe projektimin e tyre.
Ura e Tapizës e dëmtuar pas shirave në nëntor 2017
Tetë ura në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen rindërtimit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën tenderuese, e cila ka për qëllim studimin dhe projektimin e tyre. Fondi limit i vënë në dispozicion është 12.8 milion lekë dhe është pjesë e buxhetit 2018.
Ura e Tapizës, që ndodhet në segmentin rrugor dalja e Kamzës-Fushë Krujë e që ka një gjatësi prej 130 m është një prej tyre. Po ashtu, pjesë e procedurës është edhe ura e Leklit që ndodhet në aksin Tepelenë-Përmet si dhe Ura e Dragotit me një gjatë 108 m.
Ura e Zëmblakut, që lidh kryqëzimin nga Zëmblaku në Doganën e Goricës si dhe ura në aksin Levan-bypass Tepelenë gjithashtu planifikohet të rindërtohen. Dy urat e fundit janë ato të Vorës dhe Kaludhit, ndërkohë që pjesë e planit është edhe nyja në disnivel Bushnesh, që është pjesë e aksit Milot-Thumane.
Pas përmbylljes së procedurës së prokurimit publik, kompania fituese do të duhet të bëjë një studim të plotë për anën statike të tyre, amortizimin, dëmet qe mund të kenë pësuar në strukturat e tyre mbajtëse apo ndihmëse gjatë viteve, aftësinë mbajtëse të tyre, aftësinë lejuese për trafikun aktual si dhe zhvillimet e tij.
Po ashtu, do të duhet të hartojë projektet e detajuara të urave të reja si dhe projektin e rehabilitimit apo rikonstruksionit të urave ekzistuese që ai do të shikojë të arsyeshme.
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave është data 29 qershor, ndërkohë që brenda 6 muajsh konsulenti do të duhet të dorëzojë raportet përkatës, duke i hapur rrugën punimeve./Scan/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 10:00
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor 2024, 08:39
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44
-
Nis ndërtimi i urës së Viroit në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Fondi 1.6 milionë euro, punimet përfundojnë për 6 muaj
30 Nëntor 2024, 16:11
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor 2024, 15:56
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor 2024, 15:36
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor 2024, 16:51