TIRANË- Militantët e Sali Berishës u gjetën të befasuar nga reagimi i beftë i Policisë në protestë, duke goditur menjëherë grupin e zjarrit. Ndërsa përpjekjet e deputetëve dhe eksponentëve të PD për të kundërshtuar policinë u pasuan nga përdorimi i sprajit me piper. 5 persona mbetën të lënduar, përfshirë edhe Aulon Kalanë, Klevis Balliun dhe Luçiano Boçin të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në mbështetje u shkoi edhe Sali Berisha, e cila e akuzoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita se ka hedhur ndaj protestuesve bomba molotov dhe se ka përdorur spraj ariu.
“Për verbimin e protestuesve janë përdorur helmet që përdoren kundër arinjve. Po, janë helme që janë përdorur dhe përdoren kundër arinjve për t’i verbuar, arinjtë. Dhe është ky një akt i paprecedent. Spraji i ariut, ua them unë ju këtu, mund të ketë, në raste të caktuara, është vdekjeprurës. Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme, bronshite apo astmë bronkiale”, tha Berisha.
Klevis Balliu u largua nga protesta në lot për shkak të sprajit. Berisha e vizitoi në spital, siç shihet edhe në pamje, ku Balliu duket i shtrirë dhe bluzat e bardha thonë se për ta qetësuar i kanë dhënë paracetamol. Momenti më epik i vizitës së Berishës, është fraza e një prej zonjave që e shoqëronte, e cila i thotë “Balliu, u shërua tani që erdhe doktor se nuk ishte kështu”.
Ndërsa vetë Berisha e ngushëllon dhe i thotë Balliut se do pak kohë që të qetësohet.
“E do pak kohë, e lava fytyrë më dha djegie. Se këta përdorin edhe gjëra të skaduara, barbare”, tha Berisha.
Në vizitat në spitalin e Traumës dhe QSUT, në ndihmë të Berishës ka zbritur edhe gazetari i familjes, Çim Peka, i cili shihet në disa momente të vizitës së 5 të plagosurve. Një prej tyre, në momentin që Berisha mbërriti në spital ishte i ndaluar dhe me efektin te koka. Por, kjo nuk e ndali Berishën të hedhë akuza se protestuesit janë dhunuar, siç tha ai, me shqelma si kafshë.
Berisha: Kanë përdorur shqelma si kafshë....
Polici: Është e ndaluar..
Berisha: Çfarë i ndaluar, edhe e kanë gjuajtur me shqelma, edhe e kanë ndaluar. Filmoje pak, filmoje pak...
Kreu i PD akuzoi Skënder Hitën se ka marrë përsipër të të shuajë revoltën popullore për llogari të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
“Me qëllim, me porosi, nga Skënder Balluku. Ka marrë përsipër të shuajë revoltën popullore kundër Lubisë dhe Ramës. Po e ndez më shumë, ne do t’i përgjigjemi në mënyrat më të fuqishme. Të sulmosh protestuesit paqësore, kanë hedhur shihe molotov drejt protestuesve, u kanë rënë mbi kokë”, vijoi Berisha.
Gjatë protestës, mbetën të lënduar edhe 5 efektivë të Policisë, të cilët u vizituan në spital nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe vetë kryepolici Hita. Ministri Lamallari tha se dora e krimit që ngrihet mbi njerëzit me uniformë do të marrë përgjigjen e merituar.
Komente











