‘Sadna’ është një nga aktoret indiane mjaft të dashur edhe për shqiptarët. Ajo u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në telenovelën “Bidai”, që bëri një bujë në të gjithë botën. Së fundmi aktorja indiane ka marrë shumë famë në rrjetet sociale për shkak të postimeve provokuese.
Sara Khan ka postuar një foto me rroba banjoje, ku bien në sy linjat e saj perfekte. Mirëpo aktorja është sulmuar keq nga komentuesit vendas të cilët e konsiderojnë një turp daljene një femre në mënyrë të tillë.
Kujtojmë që pak më parë bukuroshja indiane postoi edhe një video ku shihej lakuriq në një vaskë që shkaktoi reagime mjaft të forta nga ndjekësit.
Aktorja indiane Sara Khan me rroba banjoje