Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka shqetësuar rrjetin me videot e saj duke akuzuar me emra, persona që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar, është shtruar në spital pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kohët e fundit Fjolla Morina ka nisur një ‘dramë në rrjet duke ndarë pothuajse gjatë gjithë ditës video ku akuzon me m emra personazhe të njohur dhe jo vetëm si organizatorë, vrasës dhe kokat e krimit në Kosovë dhe Shqipëri.
‘Drama Fjolla’ është komentuar pafund në rrjet por edhe nga vetë personat që ajo ka akuzuar, të cilët kanë thënë se dukshëm ajo nuk është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.
Në video live, ajo është parë shpesh në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat, paraqitja e saj dhe të shpërthimet emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në të shara.
Pak ditë më parë vetë nëna e këngëtares, reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psikike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.
Ndërkohë në media po qarkullon lajmi se ajo është shtruar mbrëmë në spital.
Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.
Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” ka shkruar këngëtarja.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.5%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
E rëndë në Kosovë, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle
13 Mars, 21:15
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Kombëtarja Kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës
12 Mars, 09:46
-
Mark Rutte vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialogun me Serbinë! Presidentja: Kosova duhet të ketë vendin e saj në NATO
11 Mars, 09:44
-
Arsyet e vizitës surprizë të shefit të NATO-s në Kosovë
10 Mars, 19:44
-
Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina
10 Mars, 19:04
-
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
10 Mars, 14:00
-
Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Bashkëpunim vetëm me pakicat jo-serbe, opozita ka qëndrim pengues
10 Mars, 12:47
Nga mos i hiki mendja kesaj baxhelle qe rri dru.
PërgjigjuAjo e shkreta ka mbet pa kar,prandaj ka lujt mendsh.S'ka faj thone shoqet e ssj.Kari eshte i domosdoshem per kurim.
PërgjigjuTi beje botox e silikon trunit ....????????
Përgjigju